0"Gazprom" mendon, se kompanitë europiane, të cilat ngulin këmbë për rishikimin e kushteve të marrëveshjeve afatgjata në lidhje me furnizimet e gazit rus, veprojnë në mënyrë të bashkërenditur, deklaroi në konferencën për shtyp mbajtur në Berlin Kreu i departamentit të veprimtarisë së jashtme ekonomike  të "Gazprom-it" Stanisllav Cigankov. Negociatat mbi rishikimin e kontratave po i zhvillon me koncernin rus kompania franceze GDF. Më parë nën pretekstin e rënies së kërkesës për shkak të krizës financiare, po të njëjtën gjë bëri edhe kompania gjermabe E.On Rurgaz. Palët u morrën vesh mbi masat që garantojnë aftësinë konkurruese të gazit rus në kushtet e krijuara, njoftoi Cigankov.