0Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin del për zgjerimin e Bashkimit Doganor, në të cilin hyjnë Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani. Duke marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit ndërshtetëror të Bashkësisë Ekonomike EuroAziatike (EvrAzEs) në Shën Peterburg ai deklaroi, se Bashkimi Doganor mund të plotësohet për llogari të anëtarëve të tjerë të kësaj Organizate. Në Bashkimin Doganor hyjnë aktualisht Federata Ruse, Bjellorusia dhe Kazakistani. Vende-vëzhguese në të janë Armenia, Moldavia dhe Ukraina.