0Marrëveshjet afatgjata për furnizimet e gazit të Federatës Ruse në Europë duhet të korrektohen me marrjen parasysh të ndryshimit të koniunkturës së tregut, deklaroi Presidenti i Bashkimit europian të industrisë së gazit Domenico Dispenza në konferencën ndërkombëtare "Dialogu energjetik: Rusi-BE. Aspekti i gazit" në Berlin. Sipas fjalëve të tij, aktualisht tregu i gazit i Europës është kryesisht treg blerësish. Gjatë kësaj ai vuri në dukje, se Rusia në perspektivë do të vazhdojë të zërë në këtë treg një rol kyç si furnizuese e "lëndës së kaltër djegëse".