0Traktati i ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive mund të paraqitet në Parlamentin e Federatës Ruse deri në fund të majit, deklaroi Kryetari i komitetit të Këshillit të Federatës për çështjet ndërkombëtare Mihaill Margellov. Ai kujtoi, se procesi i ratifikimit të dokumentit duhet të realizohet në mënyrë sinkronike në parlamentet e Rusisë dhe SHBA-s, njofton Agjencia RIA Lajmet. Këto ditë Traktati u paraqit për shqyrtim në Senatin amerikan, kurse në vigjilje SHBA-s ranë dakort për të njoftuar shtetet e tjera në lidhje me lëshimet e pritshme të raketave të veta balistike.