U aprovua rregulli i ri i për pranimin në Shkollat Ushtarake me emër të Suvorovit. Më parë kandidatët drejtoheshin në pikat ushtarake sipas vendbanimit. Aktualisht pengesat burokratike në rrugën e çunave dhe gocave janë reduktuar. Dukumentat e veta ata i dërgojnë drejt e në shkolla. Kurse pikat ushtarake janë shëndërruar në pika informacioni dhe referimi për aplikantët e ardhshëm. Ka ndryshuar edhe vet procedura e pranimit, shkruan botimi "Rossiskaja gazeta". Provime si të tillë nuk ka më. Të gjithë maturantët kalojnë teste psikologjike. Nota përfundimtare për përgatitjen fizike njihet ajo, që është vendosur sipas përfundimeve të vitit në shkollë.

Qeveria dënoi politikën financiare të shtetit, e cila në periudhën e krizës ishte një nga instrumentet kyç të rregullimit dhe mbështetje antikrizë për ekonominë. Në të vërtetë, një nga pjesët përbërëse të politikës financiare nuk veproi në masë të plotë me qëllimet antikrizë-zyra tatimore. Megjithse shteti raportoi për uljen e ngarkesës tatimore gjatë periudhës së krizës prej 700 miliardë rublash vitin e kaluar, por pjesa më e madhe u realizua për llogari të rregullimit të përpiktë, i cili bëri të mundur që kompani të veçanta dhe degë të ndryshme të optimizojnë skemat tatimore. E megjithatë tashmë që nga viti tjetër do të rritet grumbullimi taksës kryesore-premitë e sigurimit. Sipas mendimit të ekspertëve, të anketuar nga gazeta "Vremja novostei", kjo do të sjellë në përmbushjen serioze të arkës, por mund të frenojë zhvillimin ekonomik.

Presidenti Dimitri Medvediev mbështeti pozitën e Komitetit të Trashëgimisë Botërore UNESKO, që bën thirrje për pezullimin e të gjitha punëve në lidhje me projektin e ndërtimit në Shën Peterburg të rrokaqiellit 400 metërsh të "Ohta-qendrës" dhe të rishikohen variantet alternativë të lartësisë së saj. Botimi "Kommersant" përmend, se vjeshtën e kaluar autoritetet e qytetit bashkërenditën refuzimin nga normat e ndërtesave të larta. Por ligji vendor për zonat e ruajtjes së monumenteve kufizon lartësinë e ndërtesave të reja në këtë vend deri në 40 metra. Tani pozita e Presidentit është çuar në vesh të të gjitha organeve pushtetare federale dhe rajonale, ndër të tjera deri tek qeveria e Shën Peterburgut.