0Nga 23-27 maj të vitit 2010 me ftesë të Kryeministrit të Izraelit Binjamin Natanjah në Tel-Aviv dhe Jeruzalem do të zhvillohet kongresi i 12-të i Shoqatës Botërore të shtypit rus, njofton agjencia informative ITAR-TASS. Pritet, që në forum të marrin pjesë më shumë se 200 delegatë nga 50 vende të ndryshme të botës. Në Izrael jetojnë më shumë se 1 milionë rusë, si dhe nga Bashkësia e Shteteve të Pavarura (BSHP), të cilët punojnë në mjetet ruso-izraetite të informimit masiv.