0Sensorët e evidentimit të mjeteve plasëse do të vendosen në metrotë e qyteteve të mëdha të Rusisë. Për këtë njoftoi Kreu i Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme Sergei Shojgu, të cilin e citon agjencia informative RIA Lajme. Sipas fjalëve të Ministrit, Sistemi Mbarërus i garantimit të sigurisë së popullsisë në transport, planifikohet të paraqitet deri në 1 janar të vitit 2014, që përfshin gjithashtu realizimin e kontrollit në hyrjet dhe daljet e stacioneve të trenave dhe të aeroporteve, regjistrimin e pasagjerëve, shitjen e biletave gjatë paraqitjes së dokumenteve, ndër të tjera në autobusa, që të mund të gjurmohet lëvizja e personit.