0Kryetarja e qeverisë së përkohëshme të Kirgistanit Rosa Otumbaeva deklaroi për daljen nga Partia Social Demokrate në lidhje me marrjen përsipër të kompetencave presidenciale të vendit në një periudhë tranzicioni, njofton agjencia "Interfaks". Në vend është publikuar varianti përfundimtar i projektit të Kushtetutës. Kirgistani po bëhet një Republikë parlamentare, ku presidenti ka kompetenca të kufizuara dhe mund të ndiqet penalisht. Ndalohet të krijojë parti në bazë fetare dhe etnike, ndalohet ndëshkimi fizik, dënimi me vdekje dhe zhvillimi i eksperimenteve mbi njerëzit. Gjuha ruse ruan statusin e saj zyrtar.