Më 21 maj në Bruksel u hap Konferenca Ndërkombëtare "Dialogu energjetik:Rusi-BE. Aspekti i gazit". Duhet thënë, se kjo tashmë është konferenca e pestë e radhës, e cila zhvillohet me iniciativë të Shoqërisë Ruse të Gazit. Prandaj në një farë mase ajo mund të konsiderohet si jubile. Kështu, të paktën, e vlerësoi forumin e tanishëm Presidenti i Shoqërisë dhe Zëvendës kryetari i Dumës Shtetërore Valeri Jazev, në fjalimin e vet gjatë videourës që u zhvillua në vigjilje midis Moskës dhe Berlinit në lidhje me temën e partneritetit energjetik të Rusisë dhe BE. Por kuptohet, jo mini-jubileu, u bë tipar dallues i takimit në Berlin. Kryesore mund të konsiderohet mprehtësia dhe aktualiteti i pyetjeve të hedhura për shqyrtim. Një prej tyre është krijimi i sistemit të ri, të gjerë të rregullimit juridik ndërkombëtar të bashkëpunimit energjetik. Me këtë iniciativë doli në prill të vitit të kaluar Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Në lidhje me këtë pala ruse propozoi të aprovohet Kodi Energjitik Botëror, i cili të përmblidhte në vetvete të gjitha qëndrimet e mundshme ndaj Hartës Energjetike  dhe të vendoste "rregullat e përbashkëta të lojës" për pjesëmarrësit e tregut botëror. Meqë ra fjala, siç njoftoi Valeri Jazev, kodi i ardhshëm është projekt i përbashkët ruso-gjerman. Në qershor ai do tu paraqitet gjithashtu liderëve të Rusisë dhe Gjermanisë në sesionin e X-të "Dialogu i Peterburgut" në Ekaterinburg. Në tërësi dhe rreth refuzimit të Rusisë për ratifikimin e Hartës, dhe rreth qëndrimeve të Moskës ndaj bashkëpunimit energjetik pati jo pak paralajmërime dhe bile mite të ndryshme. Në kuadrin e videourës së lartpërmendur Kreu i Shoqërisë Ruse të Gazit vuri në dukje, shembullin, se jo vetëm Rusia heq dorë nga ratifikimi që bie ndesh me interesat kombëtare të Hartës. Nga ana tjetër, BE, duke ndërmarrë një sërë masash mbrojtëse, faktikisht "pështyti", sipas fjalëve të Jazevit, në dokumentin e vet. "Mif" Jazev konsideron bumin rreth gazit, i cili gjoja do tu lejojë europianëve, siç deklaruan, për shembull, në Poloni, t'ia dalin mbanë pa lëndën e kaltër ruse. Sipas fjalëve të Jazevit, nxjerrja e gazit është proces kaq i vështirë, që për Varshavën të flitet për furnizimin e vet, dhe aq më tepër për gjithë Europën tani për tani thjesht nuk është gjë reale: "Ajo gjë, se Europa pa gazin rus nesër vdes, nuk është pozitë produktive, thotë Jazev. Ne jemi të ndërlidhur. Europa varet nga ne, dhe po në këtë shkallë ne varemi nga ajo. Ne duhet të përpiqemi gjithmonë, që partneriteti ynë të zhvillohej dhe të ishte me interes reciprok. Në Europë po rritet kuptimi i asaj, se pavarësisht nga gjithçka, bazën e energjetikës europiane mund ta përbëjnë vetëm kontratat afatgjata. Edhe kjo kuptohet nga të dy palët. Sipas fjalëve të Valeri Jazevit, në samitin "Rusi-BE" në Rostov mbi Lumin Don, që do të hapet më 31 maj, nuk përjashtohet vazhdimi i dialogut në lidhje me temën e bashkëpunimit energjetik. Në lidhje me këtë, bile dhe pa qenë në kurs të rendit të ditës të samitit, zorr se mund të dyshohet.