0SHBA-s ranë dakort të njoftojnë shtetet e tjera për lëshimet e ardhshme të raketave të veta balistike dhe satelitëve në prag të procesit të pritshëm të ratifikimit të Traktatit mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) me Rusinë. Nga partnerja e saj, pala amerikane pret masa po të tilla, njofton agjencia Associated Press. Për shumë vjet me radhë, Rusia me vullnet të lirë ka njoftuar shtetet e tjera për lëshimet e raketave dhe satelitëve të vet, por dy vjet më parë hoqi dorë nga një praktikë e tillë, më shumë nga mosdëshira e SHBA-s dhe shteteve të tjera të ndiqnin shembullin e saj.