0Fondi bamirës i Vladimir Spivakovit do të hapë më 21 maj Festivalin Ndërkombëtar të talentëve të rinj "Moska pret mysafirët", njofton agjencia informative ITAR-TASS. Këtë vit, ky festival do të mbledhë më shumë se 1500 fëmijë të talentuar dhe artistë nga rajonet e Rusisë, vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), zonës së Balltikut, si dhe nga Italia, Spanja, Izraeli, Kina, SHBA-s dhe shtete të tjera. Devizë e këtij festivali është "Drita e shpresës!", tema kryesor e tij është "Koha për dhembshuri".