0Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin mbërriti në Shën Peterburg, ku do të marrë pjesë në takimin e drejtuesve të qeverive të shteteve, të cilat përbëjnë Bashkimin Doganor, ku hyjnë Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani, në mbledhjen e Këshillit ndërshtetëror të Bashkësisë Ekonomike Euroaziatike, ku Rusia kryeson për këtë vit, dhe në mbledhjen e drejtuesve të qeverive të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP). Sipas përfundimeve të negociatave pritet nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh të rëndësishme ndërkombëtare, njofton agjencia informative RIA Lajmet.