0Në Shën Petërburg më 21 maj do të startojë Festivali i XVIII-të Muzikor Ndërkombëtar "Yjet e netëve të bardha", kushtuar festimit të Vitit Rusi-Francë 2010. Në Teatrin Mariinsk do të jepet pjesa e baletit "Carmen-Suite" e Bize-Schedrin nën drejtimin e maestros Valeri Gergiev. Në Sallën e Koncerteve aktori francez Gérard Depardieu për herë të parë do të luajë rolin e Oratorit në operën "Mbreti Edip" e Igor Fyodorovich Stravinsky-it. Gjithsej në programin e këtij festivali do të zhvillohen më shumë se 90 spektakle operistike dhe baleti, koncerte sinfonike dhe dhome, debutime solo të yjeve botërorë. Festivali do të zgjasë deri më 21 qershor, njofton agjencia informative ITAR-TASS.