Skuadra përfaqësuese e Rusisë e hokeit fitoi ndaj Kanadasë në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, i cili u zhvillua në Gjermani. Rusët, të cilët janë kampionë bote, korrën fitore ndaj kampionëve olimpikë me rezultatin 5:2. Gjysmëfinalistët e parë të Kampionatit Botëror u bënë ekipet e Suedisë dhe Çekisë. Skuadra përfaqësuese e Rusisë tashmë ka fituar shtatë ndeshje radhasi. Deri para kanadezëve në etapën grupore ekipi i Vjaçesllav Bikovit korri fitore ndaj Sllovakisë, Kazakistanit, Bjellorusisë, Gjermanisë, Danimarkës dhe Finlandës. Më 22 maj skuadra përfaqësuese e Rusisë do të takohet në gjysmëfinale me ekipin e Gjermanisë.