0Me vendosjen e orës së ndalim-qarkullimit situata në Xhalal-Abad u stabilizua, njoftoi përfaqësuesi i qeverisë së përkohshme të Kirgistanit. Në vigjilje në këtë qytet në jug të vendit ndodhën përplasje masive, si rezultat i të cilave gjetën vdekjen 2 persona dhe më tepër se 70 të tjerë u plagosën. Sipas fjalëve të Roza Otunbajevas, e cila u ngarkua me plotëfuqishmëritë e Presidentes së Kirgistanit, autoritetet po bëjnë gjithçka të mundur me qëllim që të mos lejojnë shpërthimin e konflikteve të reja.