0Europarlamenti mbështeti konkluzionet kryesore të raportit të Komisionit të Pavarur të BE në krye me Heidi Tagliavinin, që kanë të bëjnë me hetimin e rrethanave të shpërthimit të konfliktit në Osetinë e Jugut, sipas të cilit luftën në Osetinë e Jugut e filloi Gjeorgjia. Për këtë flitet në rezolutën e miratuar në sesionin plenar të Organit të lartë legjislativ të BE në Strasburg. Deputetët mbështetën gjithashtu idenë e zgjerimit të mandatit të Misionit të vëzhguesve të BE në Kaukaz.