0Rusia dëshiron të marrë nga udhëheqja e NATO-s sqarime në lidhje me negociatat e zhvilluara me Bullgarinë për dislokimin në territorin e saj të elementeve të Mbrojtjes Antiraket (MAR). Për këtë deklaroi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov në konferencën e përbashkët për shtyp mbajtur sipas përfundimeve të bisedimeve në formatin "2+2" në Romë. Në lidhje me mbledhjen e pritshme të Këshillit Rusi-NATO Lavrov shprehu besimin, se situata përkatësisht kësaj teme do të sqarohet. Në lidhje me negociatat e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Rasmussen në Sofie ministri vuri në dukje, se të gjithë janë dakort të diskutojnë me Rusinë vlerësimin e rreziqeve kërcënuese për sigurinë. Ai kujtoi, se Sekretari i përgjithshëm i NATO-s  Anders Fogh Rasmussen pak kohë më parë i bëri thirrje Rusisë për bashkëpunim në lidhje në sferën e MAR.