U bënë publike rezultatet paraprake të hetimit të katastrofës nën Smolensk të aeroplanit të Presidentit të Polonisë Lech Kaczynski. Tani për tani Polonia dhe Rusia nuk kanë arritur në një mendim unanim përkatësisht shkaqeve të tragjedisë. Siç shkruan botimi "Njezavisimaja gazeta", ekspertët rusë janë më se të bindur: se katastrofa ndodhi për shkak të papërvojës së pilotit të presidentit, i cili duke dashur tu vijë pas midesë zyrtarëve të lartë pranoi të ndërmarrë uljen me rrezik vdekjeje, ndërsa më pas duke dëgjuar timonierin bëri gabime fatale në pilotim. Ndërsa pala polake mendon, se në shumë gjëra është fajtor dispeçeri i Smolenskut, i cili i jepte urdhërat me vonesë. Sipas disa të dhënave, në kabinën e pilotit, në kundërshtim me të gjitha rregullat e sigurisë, ndodheshin persona të huaj. Por përfaqësuesi i palës polake konfirmon me bindje të plotë, se këto rregulla kanë të bëjnë me aviacionin civil, ndërsa aeroplani i Kaczynskit ishte ushtarak.

                                                                                          ***

SHBA i paraqitën Këshillit të Sigurimit të OKB-së projektin e rezolutës që rreptëson sanksionet kundër Iranit. Botimi "Novie izvestija" shkruan, se dokumenti parashikon një sërë sanksionesh që prekin si ekonominë e Iranit, ashtu dhe kompleksin e tij industrial ushtarak. Përveç Rusisë dhe SHBA, konceptin e ri e mbështesin edhe anëtarët e tjerë të "gjashtëshes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë - Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Kinës. Koncepti bën thirrje për të shfaqur vigjilencë përkatësisht transfertave (remitancave) të mjeteve financiare me pjesëmarrjen e bankave iraniane. Kjo është e domosdoshme për atë, që programi bërthamor i vendit të mos marrë mbështetje financiare. Përveç kësaj, në dokument përmbahet thirrja drejtuar shteteve për të penguar hapjen e bankave të reja iraniane, në qoftë se lindin dyshime se ato kanë të bëjnë me programin bërthamor iranian.

                                                                                          ***

0 Në samitin Rusi-BE, i cili është planifikuar të zhvillohet në fund të majit, Moska do të ngulë këmbë për fillimin e negociatave të hollëasishme, të detajuara me Brukselin për anulimin e regjimit të vizave me BE. Pa këtë, shkruan

gazeta "Kommersant"

0, zor se do të mund të realizohet në jetë iniciativa "Partneriteti për modernizim", e cila tashmë ka marrë konturet e një dokumenti konkret. Një nga tezat kryesore të "Partneritetit", në një radhë me konstatimin e domosdoshmërisë së hyrjes së shpejtë të Rusisë në OBT, parashikon pikërisht avancimin drejt regjimit pa viza. Pala ruse ka ndërmend të arrijë nga kolegët europianë përcaktimin e afateve konkrete në këtë drejtim.