0Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel u bëri thirrje vendeve të G-20 të "veprojnë në unison" gjatë zgjidhjes së problemeve aktuale financiare. Me një deklaratë të tillë ajo doli në Konferencën ndërkombëtare për problemet e rregullimit të tregjeve financiare që u hap në Berlin, njofton Agjencia ITAR-TASS. Angela Merkel u shpreh gjithashtu për rreptësimin e rregullave të Paktit europian të rritjes dhe stabilitetit.