Rusia pas një pauze shumëvjeçare po i rikthehet bashkëpunimit me vendet e kontinentit afrikan dhe po e vlerëson Namibinë si parteneren me perspektivë në këtë rajon, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev gjatë takimit të tij me Liderin e Namibisë Hifikepune Pohamba të zhvilluar në Moskë, njofton Agjencia ITAR-TASS. Dimitri Medvediev theksoi, se palët kanë "mundësinë e mirë për shqyrtimin e një sërë projektesh investuese, rritjen e qarkullimit reciprok të mallrave".