Nesër, më 21 maj, në Berlin do të zhvillohet Konferenca e V-të Ndërkombëtare "Dialogu energjetik Rusi-BE: aspekti i gazit". Ja se ç'thotë në lidhje me këtë eveniment delegati i konferencës berlineze, Drejtori i Institutit rus të Energjetikës dhe Financave Vladimir Fejgin: "Në shtator të vitit të kaluar BE miratoi paketën e akteve legjislative që kanë të bëjnë me etapën e re të zhvillimit të tregut të vet të gazit. Rregullat e karakterit të brendshëm drejtohen për ndarjen e llojeve infrastrukturore të veprimtarive të kompanive. Veç zotërimi i kapaciteteve të tubacioneve gazsjellëse, veç ruajtja e nëndheshme e rezervave të gazit, veç furnizimet e kësaj lënde hidrokarbure. Nenet e reja përhapen mbi kompanitë e vendeve të treta dhe rregullojnë në mënyrë të rreptë veprimtarinë e tyre, gjë kjo që prek drejtpërsëdrejti interesat e "Gazprom-it" tonë, i cili zotëron kapacitetet e veta në Europë. Rusia propozon një qendrim të ri ndaj bazës ligjoro-ndërkombëtare në sferën energjetike: rregullat e përgjithshme të tregut global të gazit duhet të marrin parasysh edhe interesat e prodhuesve, edhe të blerësve. Këtë iniciativë e parashtroi që në prill të vitit të kaluar Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Dhe mbetet për tu bërë vetëm formulimi juridik i propozimeve të Rusisë me pëlqimin e të gjithë lojtarëve, duke përfshirë edhe BE. Ja mendimi i Presidentit të Lidhjes së industrialistëve të naftës dhe gazit të Federatës Ruse Genadi Shmal: "Karta energjetike dhe veçanërisht Protokolli Transitor që i bashkangjitet asaj neve nuk na kënaq aspak. Ato na obligojnë të vëmë në dispozicion sistemet e tubacioneve tona për transitin e çdo gazi. Dhe mund të krijohet një situatë e tillë, kur ta zemë, gazi turkmen do të pompohet në sasi më të madhe në Europë, se sa ai rus. Ka Karta e sipërpërmendur edhe  cene të tjera. Ajo nuk garanton në përgjithësi stabilitet në furnizimet e gazit. Le të kujtojmë situatën që u krijua në fillim të vitit të kaluar, kur Ukraina e cila pat nënshkruar Kartën nuk plotësonte detyrimet e veta si transitore. Sipas përfundimeve të katër muajve të parë, furnizimet e gazit në Europë u reduktuan në mënyrë të qenësishme në krahasim me periudhën analogjike të vitit 2008. Ndërkohë që rritën vëllimet e eksportit të gazit në BE Norvegjia, si dhe Katari - furnizuesi i gazit të lëngëzuar më të lirë natyror. Po çfarë po ndodh në të vërtetë? Ja mendimi në lidhje me këtë i Vladimir Fejgin-it: "Kriza bëri korrektimet e veta në treg. Në të tani evidentohet tepricë ofertash, çmimet e kontratave afatshkurtra ranë. Por unë jam mëse i bindur, se këtë vit gazi rus do të rivendosë pozitat e veta në Europë. Në BE po fillon të ndryshojë përfytyrimi mbi të ardhmen e tregut vetiak të gazit. Po bëhet zgjedhja në favor të minimizimit të varësisë nga furnizimet tona. Vërtet, mungesa e koordinimit të çmimeve këtu është impresionuese. Disa thonë: furnizimet ruse të gazit neve nuk na duhen. Në realitet është evidente mbështetja e projektit të gazsjellësit rus "Nord Stream", dega e parë e të cilit planifikohet të vihet në shfrytëzim tashmë që në vitin 2011. Si rezultat, vëllimi i përgjithshëm i furnizimeve suplementare të "lëndës së kaltërt" djegëse nga Rusia (me marrjen parasysh edhe të gazsjellësit "South Stream") do të përbëjë 110-118 miliardë metra kub gaz në vit. Vladimir Fejdin është më se i bindur, se asgjë nuk është e aftë të ndikojë në karakterin strategjik të bashkëpunimit të Rusisë dhe BE në sferën e gazit. Dhe se ai do të vijë vetëm duke u forcuar me vendosjen e rregullave të reja të drejta për të gjithë prodhuesit e energjisë.