Rusia dhe Bashkimi Europian duhet të përshpejtojnë procesin e aplikimit të regjimit pa viza, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë Bashkimit Europian (BE) Vladimir Çixhov gjatë zhvillimit të videourës Moskë-Bruksel kushtuar temës "Rusi-BE: temat me prioritet për diskutim". Ai kujtoi gjithashtu, se qëllimi i kalimit në regjim pa viza u konfirmua 7 vite më parë në samitin Rusi-BE të zhvilluar në Shën Peterburg. Atëherë, sipas fjalëve të Vladimr Çizhovit, Bashkimi Europian i karakterizoi këto plane si afatgjata, ndërsa tani ka ardhur koha për realizimin e diçkaja konkrete. Përsa i përket palës ruse, Presidenti i Rusisë vuri në dukje gatishmërinë e Rusisë për kalimin në regjim pa viza me BE madje që nesër, shtoi Vladimir Çizhov.