Autoritetet ruse do të përcaktojnë në vitin 2010 shumën prej 27 miliardë rublash të cilat do të shpenzohen për zhvillimin e monoqyteteve, njoftoi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin në mbledhjen e qeverisë. "Këto mjete financiare janë destinuar për realizimin e projekteve infrastrukturore të cilat do të lejojnë atraktivitetin e biznesit, krijimin e prodhimeve të reja bashkëkohore, për mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës në pikat problematike të banimit", citon Agjencia "RIA Lajmet" fjalët e tij.