Gjendja në qytetin Xhallall-Abad vazhdon të mbetet e tensionuar, por organet e ruajtjes së rendit po e mbajnë situatën nën kontroll, njofton Agjencia "Interfax". Organet e ruajtjes së rendit nuk po i lejojnë përleshjet ndëretnike. Qyteti ndodhet nën kontrollin e milicisë, forcave të brendshme dhe patrullave kufitare. Të mërkurën në Xhallall-Abad ndodhën përleshjet midis përfaqësuesve të diasporës uzbekistaneze dhe asaj kirgistaneze, si rezultat i të cilave 2 persona gjetën vdekjen dhe afro 70 të tjerë u plagosën. Me vendim të qeverisë së përkohshme në qytet u shpall gjendje e jashtëzakonshme.