Ekspozita ndërkombëtare kushtuar industrisë së ndërtimit të helikopterëve HeliRussia 2010 që po zhvillohet në Moskë prezantoi gjithë spektrin e prodhimit të destinacionit ushtarak e civil. Prodhimi vendas zuri në të një pozitë të merituar. Një vlerësim i tillë gjendet në mesazhin e përshëndetjes së Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev adresuar pjesëmarrësve të aviasallonit të inaguruar tashmë. Në të marrin pjesë mbi 150 kompani nga 14 vende duke përfshirë edhe Federatën Ruse, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Francën, Poloninë, Suedinë, SHBA-në. Kompanitë "Eurocopter" dhe "Augusta Westland" për herë të parë do të paraqesin helikopterët e tyre të rinj, nga të cilët helikopteri AW 139 do të prodhohet në Rusi, ndërsa helikopterine parë ES 175 mbi bazë të kushteve të marrëveshjes së nënshkruar 2 vite më parë, do ta blejë kompania ruse.