Rritja e ekonomisë së Europës në këto vite të afërta do të jetë pothuajse zero, por ajo do të përballet me problemet financiare falë ndihmës së vendeve kyçe, midis të tjerash dhe Rusisë, dhe si rezultat euro do të mbijetojë. Këto janë parashikimet e bëra nga Ndihmësi i Presidentit të Federatës Ruse Arkadij Dvorkoviç. Ai kujtoi, se fondi i stabilizimit, i krijuar për zgjidhjen e problemeve greke me pagesë të borxhit të jashtëm, financohet ndër të tjera edhe për llogari të rezervave të Fondit Monetar Ndërkombëtar në të cilin Rusia krahas vendeve të tjera gëzon pozitën e donatores. "Prandaj, madje edhe nga pikëpamja teknike ne do të japim kontributin tonë në zgjidhjen e problemeve europiane", vuri në dukje Arkadij Dvorkoviç.