0Drejtorit të minierës "Raspadskaja" Igor Vollkovit iu paraqit akuza për shkeljen e rregullave gjatë punimeve në miniera, njoftoi Komiteti Hetimor pranë Prokurorisë së Federatës Ruse. Aktualisht Igor Vollkov ndodhet nën masën e sigurisë-nënshkrimin për moslargim nga vendi. Viktima, si rezultat i dy shpërthimeve që buçitën natën duke gdhirë 9 maji në minierën e qymyrgurit "Raspadskaja", u bënë mbi 60 njerëz, disa dhjetra persona janë zhdukur pa lënë gjurmë, ndërsa afro 130 të tjerë u plagosën.