0Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Gy Moon është i shqetësuar me informacionin ku thuhet se Republika Popullore Demokratike e Koresë ka gisht në zhdukjen e anijes jugokoreane "Cheonan". Me një diskutim të ashpër kundër Koresë së Veriut dolën SHBA, Britania e Madhe dhe Japonia. Siç u njoftua në raportin e paraqitur nga grupi ndërkombëtar i eksperteve, ata arritën të gjenin fakte të pamohueshme në lidhje me atë, se "Cheonan" u mbyt si rezultat i sulmit me torpedë të lëshuar nga nëndetësja e Koresë së Veriut. Pheniani kategorikisht i mohon këto akuzat. "Cheonan" u mbyt më 26 mars në ujërat e brendshme ndërkoreane, për të cilat pretendojnë të dyja vendet. Si rezultat gjetën vdekjen 46 persona.