0Funksionimi i Bashkimit valutor pa bashkërendim të politikës financiaro-buxhetore nuk ka aspak kuptim. Drejtori-administrator i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Domenique Strauss-Kahn i kujtoi për këtë gjë vendeve të eurozonës gjatë intervistës së vet dhënë për gazetën " The Washington Post". Nuk duhet të ekzistojë vetëm një valutë unike dhe një qendër e vetme për marrjen e vendimeve përkatësisht politikës kreditoro-valutore si dhe 16 qendra për përcaktimin dhe ndarjen e mjeteve financiare, tha ai. Sipas fjalëve të këtij botimi, Domenique Strauss-Kahn bazohet mbi atë se tani për tani kjo mangësi nuk do të eleminohet dhe potenciali i rritjes ekonomike në Europë nuk do të realizohet plotësisht, njofton Agjencia ITAR-TASS.