0Kishat orthodhokse dhe katolike duhet dhe janë të gatshme të mbrojnë vlerat e përbashkëta krishtere të Europës, deklaruan të mërkurën në Vatikan përfaqësuesit e lartë të këtyre dy kishave-Kryetari i degës së lidhjeve të jashme kishtare Mitropoliti Illarion i Vollokollamskut dhe Presidenti i Këshillit të Papës për bashkëveprimin e unitetit krishter Kardinali Valter Kasper. Ata vunë në dukje, se në dialogun e zhvilluar midis orthodhoksëve dhe katolikëve nëpërmjet këmbimeve kulturore dhe vizitave të hierarkisë së kishave shumë gjëra janë arritur. Ndërsa çështjet e diskutueshme, sipas mendimit të Hirësisë së tij Illarion duhet të dikutohen në veçanti. Nga ana e vet Kardinali Valter Kasper theksoi, se takimi midis Patriarkut dhe Papës së Romës mund të bëhej sinjali i rëndësishëm në bashkimin e forcve për ruajtjen e rrënjëve të përgjithshme krishtere të Perëndimit dhe Lindjes.