0Bashkimet më të mëdha profesionale të Greqisë po zhvillojnë grevën e përgjithshme 24 orëshe. Në Athinë për 24 orë rresht nuk do të funksionojë i gjithë transporti publik, përveç trenave periferikë. Të hapur do të lihen vetëm aeroportet. Janë mbyllur dikasteret shtetërore, bankat, inspektoriatet tatimore, universitetet dhe shkollat. Spitalet do të presin pacientë vetëm në raste urgjente. Gjatë ditës në Athinë do të zhvillohen mitingje. Bashkimet profesionale po protestojnë kundër projekligjit të miratuar nga qeveria e vendit mbi ndryshimet që kanëtë bëjnë me siguracionet e pensioneve. Ai parashikon në veçanti, shkurtimin e rrogave dhe rritjen e moshës së daljes në pension.