0Sigurimi Europian, situata rreth Iranit dhe Afganistanit, bashkëveprimi reciprok për sistemin e Mbrojtjes Antiraket (MAR) janë temat e negociatave që do të diskutojnë ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të Rusisë dhe Italisë në takimin e formatit "2+2"  në Romë. Palët do të analizojnë perspektivat e formimit të arkitekturës së re të sigurisë europiane mbi bazë të iniciativës së propozuar nga Presidenti Dimitri Medvediev mbi nënshkrimin e Traktatit ndërkombëtar juridikisht të detyrueshëm për zbatim, do të diskutojnë marrëdhëniet e ndërsjella midis Rusisë dhe Bashkimit Europian si dhe do të shqyrtojnë problematikën e çarmatimit bërthamor. Pala ruse ka ndër mend gjithashtu të bëjë thirrje për veprime aktive dhe të koordinuara në luftën kundër kërcënimin afgan të drogës . Në kuadrin e konsultimeve është parashikuar zhvillimi i takimeve të veçanta midis Kreut të MPJ së Rusisë Sergei Lavrov dhe homologut të tij italian Franco Frattini si dhe takimet midis ministrave të mbrojtjes, përkatësisht, Anatolij Serdukov dhe Ignatio La Russi.