0Në NATO vazhdojnë të ruhen mosmarrëveshje në pikëpamjet që kanë të bëjnë me Rusinë: një pjesë e shteteve anëtare të Bllokut e shikojnë Moskën si një kërcënim, kurse pjesa tjetër nuk e ndan këtë mendim. Këtë gjë e pranoi Komandanti i forcave të armatosura të NATO-s në Europë, Admirali amerikan James Stavridis. Vetë admirali vendosmërisht ngul këmbë për forcimin e lidhjeve me Federatën Ruse. Në Këshillin Atlantik që u mblodh në Uashington të mërkurën ai bëri thirrje për vazhdimin e dialogut me Rusinë dhe "kërkimin e zonave të bashkëpunimit, të cilat janë të shumta". Midis tyre ai përmendi kontrollin mbi armatimet, luftën me piraterinë dhe terrorizmin, stabilizimin e gjendjes në Afganistan dhe sistemin e mbrojtjes antiraket.