Më shumë se 1 mijë njerëz u mblodhën në mitingun e zhvilluar në Moskë për të shprehur protestën mbi vendimin e Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut e cila dha akuzëdënimin në lidhje me çështjen e veteranit të Luftës së Dytë Botërore Vasilij Kokonov. Verën e vitit 1944 ai morri pjesë në operacionin special gjatë së cilit u pushkatuan, siç konfirmon pala letoneze, 9 banorë paqësorë. Sipas fjalëve të vetë partizanit, të vrarët ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Vasilij Kokonov u dënua nga gjykata letoneze për krime lufte, por në vitin 2004 ai u drejtua me padi në Gjykatën Europiane për të drejtat e njeriut, Dhoma e Vogël e së cilës i dha pafajësinë. Qeveria e Letonisë paraqiti apelin në Dhomën e Madhe të Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut, e cila më 18 maj anuloi vendimin e Dhomës së Vogël.