Nga të gjitha llojet e veprimtarisë së kyonologjisë (nga greqishtja kyon-qen + logos, pra, shkenca e studimit të qenve), shërbimi kërkimoro-shpëtues, ndoshta, është puna më fisnike. Të gjejnë për disa minuta njeriun nën rrënojat e godinave të shembura, nën shtresat e tokës që ka rrëshqitur apo nën dëborë janë të aftë vetëm qentë e stërvitur posaçërisht për këtë punë. Pak kush është në dijeni të asaj, se sa mund e djersë kërkon puna e edukimit dhe stërvitjes së një shpëtuesi të tillë. Shumica e instruktorve të qenve, të cilët marrin pjesë në operacionet shpëtuese, janë vullnetarë, njerëz të profesioneve më të ndryshme, të cilët përgatisin qentë e tyre vetë dhe më pas nisen për në vendet ku ka ndodhur fatkeqësia. Si rregull, ata bashkohen në shoqata kombëtare. Ekziston një organizatë e tillë edhe në Rusi - "Shoqata e kërkimoro-shpëtuese ruse e kyonologëve vullnetarë-РОССПАС-КВ». Periudha, kur për shërbimet kërkimoro-shpëtuese përdoreshin kryesisht qentë e kufirit, ka kaluar prej kohësh. Tani për këtë qëllim shfrytëzohen qentë e më tepër se 10 racave të ndryshme. E kanë rekomanduar jashtëzakonisht mirë veten në rolin e shpëtuesve qentë e racës Terrier, Laika. Sipas mendimit të kyonologes Anna Savillova, qeni mund të bindet për të bërë punë të rëndë, cfilitëse vetëm kur ka të dhëna të mira të falura nga natyra, zhvillim dhe përsosje të përgatitjes speciale. Tani për tani nuk është përpiluar ende shkalla krahasuese e vlerësimit të racave të qenve përkatësisht aftësive për kërkimin e njerëzve që ndodhen në fatkeqësi. Por shumë kyonologë janë më se të bindur, se nuk është dhe aq i rëndësishëm kërkimi i racës së qenit, por përgatitja serioze dhe në vazhdimësi e tij. Megjithëse, sigurisht, qeni i ardhshëm shpëtues duhet të zotërojë që në fillim cilësi të tilla si: të jetë i bindur, besnik ndaj njerëzve, të ketë nuhatje të mirë dhe dëgjim të mprehtë, të jetë rezistent. Një nga grupet moskovite të kyonologëve amatorë, vullnetarë të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme, i stërvisin qentë e tyre çdo fundjave. Të gjitha programet stërvitore janë të ndërtuara mbi bazë të parimit të lojës. Shpëtuesit e ardhshëm fshihen dhe kërkojnë me radhë. Qentë e tyre duhet jo thjesht ta gjejnë sendin apo njeriun e fshehur, por dhe ta demonstrojnë atë. Kyonologët kanë vënë re, se qentë merren me kërkim jo për interes, për hir të përfitimit të ndonjë gostitjeje. Dëshira për të qenë përherë pranë me njerëzit shërben për ta si stumuli kryesor për fillimin e kërkimit. Prandaj dashuria për njeriun është kriteri kryesor që respektohet gjatë përzgjedhjes së vullnetarëve në njësitë e shpëtimit. Ja se ç'thotë në lidhje me këtë veterinerja Elena Safonova: "Në qoftë se qeni ka qejf të kërkojë, të gjejë, të luajë dhe të komunikojë me njeriun, atëhere ai është adapt për këtë shërbim". Stërvitjet e qenve në grupin moskovit të kyonologëve po zhvillohen tashmë që prej shumë vitesh dhe siç pohon njëra nga pjesëmarrëset e tij Irina Sharova, ajo mezi që pret ta shohë në punë qenin e vet. Kur e sheh qenin e Irinës, Terrierin Nordik, nuk të lind më pikë dyshimi: ai është plotësisht i gatshëm për shërbim. Po ashtu si dhe e zonja, qeni punon vullnetarisht dhe pa kurrfarë interesi. Ndërsa pas stërvitjeve bie si i vdekur në gjumë nga lodhja.