0Si rezultat i përmbytjeve në Europën Lindore ka viktima, njofton Agjencia "RIA Lajmet" me referim tek Agjencia "France Press". Në Poloni për shkak të fatkeqësisë natyrore më shumë nga të gjitha u dëmtua pjesa jugore e vendit; për dhënien e ndihmës popullsisë së këtij rajoni u dërguan nënrepartet e Ushtrisë Polake. Në Çeki disa mijëra banesa rezultuan pa energji elektrike; banorët e një sërë qendrash banimi janë evakuuar. Fatkeqësia natyrore preku edhe pjesën lindore dhe veri-perëndimore të Sllovakisë: ndihmë banorëve vendas po i ofrojnë shpëtuesit ushtarakë. Në Hungari mbi 2 mijë njerëz u evakuuan në lidhje me përmbytjet dhe shirat e rrëmbyeshëm.