0Irani nuk do ti ndërpresë kontaktet dhe konsultimet e veta me Rusinë në lidhje me miratimin e rezolutës së re për programin bërthamor iranian. Rusia gjithmonë ka pasur një vështrim të ekuilibruar dhe logjik mbi këtë çështje, deklaroi Ambasadori i Iranit në Federatën Ruse Mahmud Reza Sadzhadi në on air të radiostacionit  "Jehona e Moskës". Sipas fjalëve të tij, në qoftë se Irani nuk do të marrë materialin bërthamor të pasuruar deri në 20%, gjë që u fiksua në dokumentat e fundit të nënshkruara gjatë negociatave të zhvilluara në Teheran me Turqinë dhe Brazilin, atëherë për mjekimin e pacientëve Irani do ta pasurojë vetë këtë material.