0Rusia i bëri thirrje vendeve të NATO-s për përpunimin e mekanizmit të hetimit dhe dënimit juridik të piratëve detarë, deklaroi Përfqaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë NATO-s Dimitri Rogozin në mbledhjen e aleancës. Sipas fjalëve të tij, mungesa e një mekanizmi të tillë çon në improvizimet nga ana e pjesëmarrësve të operacioneve për kundërveprimin ndaj piraterisë dhe intrepretimet vijuese të masmediave. Si shembull, ai solli situatën me marrjen peng të cisternës "Universiteti i Moskës" ("Московский Университет") nga piratët Somalezë. Atë e liruan detarët rusë me ndihmën e anijes kundër nëndetëse "Marshall Shaposhnikov". Atyre iu desh ti linin të lirë piratët. Por me sa duket, deri në breg ata nuk mundën të arrinin dhe për këtë incident shtypi somalez akuzon Rusinë.