0Anijet ushtarake ruse do të përdorin portin Djibouti për luftën kundër piraterisë detare në rajonet e Gjirit të Adenit dhe Bririt Afrikan, i njoftuan Agjencisë ITAR-TASS në Selinë Qendrore të Flotës detare ushtarke të Rusisë. Qeveria e shtetit Djibouti i dha këtyre anijeve mundësinë, gjatë domosdoshmërisë,  të hyrjes në port me kërkesë paraprake për plotësimin e rezervave me ujë, produkte ushqimore dhe për shplodhjen e ekuipazhit. Një mundësi të tillë tashmë e ka shfrytëzuar anija e madhe kundërnëndetëse "Marshall Shaposhnikov". Pas operacionit të suksesshëm për lirimin e piratëve të cisternës "Universiteti i Moskës" ("Московский Университет") ajo i shtoi rezervat e veta në Djibouti dhe më pas doli në det të hapur për shoqërimin e konvojit ndërkombëtar nëpër Gjirin e Adenit.