0Si rezultat i përleshjeve ndëretnike në qytetin e Kirgistanit Xhallall-Abad janë plagosur disa dhjetra persona, njofton Agjencia "Interfax". Gjendja në qytet vazhdon të mbetet e tensionuar, janë mbyllur të gjitha dyqanet, tregjet dhe institucionet mësimore. Në Xhallall-Abad janë dërguar forcat speciale për rregullimin dhe lokalizimin e konfliktit. Qeveria e përkohshme e Kirgistanit nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të orës së ndalim-qarkullimit në jug të vendit.