0Prokuroria e Republikës Federale të Gjermanisë ngriti çështjen penale kundër Shoqatës së Hamburgut "Organizata ndërkombëtare për përkujdesin e fëmijëve" në lidhje me faktin e birësimit të paligjshëm nga qytetarët e Gjermanisë të 30 fëmijëve nga Rusia, shkruan gazeta gjermane "Die Welt". Bashkë me këtë Shoqatës së Hamburgut asnjëherë nuk i është dhënë leja apo liçenca nga autoritetet për organizimin e proceseve të birësimit të fëmijëve rusë, vuri në dukje Përfaqësuesi i prokurorisë William Moller.