0Korrupsioni në Kaukazin e Veriut kërcënon sigurinë kombëtare dhe është mbështetje e drejtëpërdrejtë për separatistët, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev gjatë fjalimit të mbajtur në Këshillin për kontributin e zhvillimit të instituteve të shoqërisë civile dhe të drejtave të njeriut. Duke folur për zhvillimin e këtij rajoni, Dimitri Medvediev veçanërisht vuri në dukje, se "mjetet financiare federale nuk mbërrijnë deri tek populli". "Ato i vjedhin, ndonjëherë i mohojnë fare", konstatoi Presidenti. Ai kërkoi dënimin maksimalisht të ashpër të atyre që merret me manipulimin e mjeteve financiare shtetërore.