0Traktati ruso-amerikan mbi ASO-dokumenti i ekuilibruar me paritet merr parasysh edhe konfigurimet e ndryshme të forcave bërthamore të këtyre dy vendeve që në fund të fundit të mos ketë asnjë lloj disbalancimi, as ndaj përmbajtjes së përbërjes bërthamore, as ndaj masave të transparencës dhe verifikimit, mendon Kreu i MPJ së Federatës Ruse Sergei Lavrov. Sipas fjalëve të tij, Traktati nuk i ndalon SHBA-së zhvillimin e sistemit të vet kombëtar të Mbrojtjes Antiraket (MAR), njofton kanali televiziv "Vesti". Por dokumenti fikson faktin, se në qoftë se Rusia do ta shohë të arsyeshme se sistemi MAR i SHBA-së do të krijojë rrezik për forcat strategjike të frenimit bërthamor, Rusia nga ky Traktat do të dalë.