0Përfundim i vizitës së Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev në Ukrainë u bë hedhja e themeleve për rimëkëmbjen e lidhjeve midis këtyre dy vendeve në shumë sfera të veprimtarisë jetësore dhe kryesorja konsiston në rivendosjen e besimit midis drejtuesve dhe popujve të këtyre dy vendeve, deklaroi Kryeministri i Ukrainës Nikollai Azarov. Ai theksoi, se marrëveshjet e nënshkruara gjatë vizitës së Presidentit Dimitri Medvediev janë me leverdi reciproke dhe marrin parasysh interesat kombëtare të secilës palë.