0Në jug të Kirgistanit në qytetitn Xhellall-Abad përsëri si rezultat i përleshjeve midis forcave speciale dhe demonstruesve gjeti vdekjen një person dhe 17 të tjerë u plagosën.Sot pjesëmarrësit e mitingut në hipodromin vendas gjuajtën me gurë ndërtesën e universitetit "Popujt miq" ndërtimi i së cilit u financua nga diaspora vendase uzbekistaneze. Më pas turma iu drejtua shtëpisë së liderit të kësaj diaspore Kadirxhan Batirov. Por forcat speciale ia prenë rrugën turmës. U dëgjuan të shtëna armësh. Sipas të dhënave të forcave të ruajtjes së rendit gjendja në qytet po vazhdon të keqësohet.