0Kreu i MPJ së Rusisë Sergei Lavrov mendon, se vizita e ardhshme e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev në SHBA do ti shërbejë forcimit të marrëdhënieve midis Moskës dhe Uashingtonit bazuar mbi drejta të barabarta. Ne edhe më tej do të nisemi nga fakti, se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të jenë me leverdi të ndërsjellë dhe me të drejta të barabarta, tha kreu i dikasterit të politikës së jashtme ruse. Kreu i MPJ së Rusisë theksoi, se vëmendje të veçantë pala ruse i kushton zhvillimit të bashkëpunimit investues, realizimit të projekteve të përbashkëta në fushën e inovacionit dhe teknologjive të larta.