0Valuta e vetme europiane këto ditë po i nënshtrohet provës më serioze që nga momenti i hedhjes së saj në përdorim, dhe këtë provë ajo duhet kalojë, deklaroi Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, duke marrë fjalën në bundenstag me një deklaratë qeveritare. Në vigjilje ministrat e financave të 27 vendeve të BE aprovuan në Bruksel krijimin e fondit stabilizues për Europën e bashkuar.