0Në kryeqytetin e Kabaradino-Ballkarisë Nalçik u hodh në erë komisariati i milicisë, i cili ndodhej afër një shkolle. Siç njoftuan në Ministrinë për Situatat e Jashtëzakonshme të kësaj Republike, shpërthimi ndodhi sot në orën 09:15 sipas orës së Moskës. Të gjithë fëmijët u evakuuan menjëherë. Sipas të dhënave paraprake, askush nuk pësoi dëmtime. Tani në vendngjarje po punojnë bashkëpunëtorët e shërbimeve speciale, po zhvillohen hetime.