Shkarko audiofailin

Në Senatin amerikan filluan dëgjimet në lidhje me Traktatin № 3 të nënshkruar me Rusinë mbi shkurtimin e Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) më 8 prill në kryeqytetin e Çekisë - Pragë nga presidentët amerikan dhe rus, përkatësisht, Barak Obama dhe Dimitri Medvediev. Ithtarët e Kreut të Shtëpisë së Bardhë në Kongresin amerikan premtojnë të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për arritjen e ratifikimit të marrëveshjes, por druhen se nuk do të arrihet të përfundohen dot të gjitha procedurat e domosdoshme deri në fund të këtij viti. Nga ana e vet përfaqësuesit e Partisë Republikane, e cila është në opozitë me Barak Obamën, paralajmëruan se procesi i miratimit të Traktatit të ri mbi ASO të nënshkruar me Rusinë nuk do të jetë aspak i thjeshtë. Republikanëve u janë grumbulluar shumë pikëpyetje në lidhje me tekstin e dokumentit në fjalë. Ato kanë të bëjnë, në veçanti, me Mbrojtjen Antiraket si dhe me masat e verifikimit dhe kushtet e llogaritjes, inventarizimit të municioneve bërthamore dhe mbartësve (transportuesve) të utilizuar. Përveç kësaj, opozita mendon se do të jetë tejet i vështirë sinkronizimi i ratifikimit të Traktatit në Senatin amerikan dhe në Dumën Shtetërore dhe Këshillin e Federatës të Rusisë. Por kjo nuk është aspak e vërtetë, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë radiostacionit "Zëri i Rusisë" Zëvendës drejtori i Institutit rus të analizës politike dhe ushtarake Aleksandër Hramçihin: "Duke u shprehur objektivisht, unë nuk arrij të kuptoj dot se çfarë nuk u pëlqen, nuk u vjen për mide amerikanëve në tekstin e Traktatit të ri. Gjithçka në të, për mendimin tim, është më se normale për amerikanët. Por ekziston faktori i luftës ndërpartiake, dhe republikanët mund të votojnë "kundër" principialisht, për vetë faktin se këtë gjë e propozoi Barak Obama. Dhe atëhere nuk do të ketë asnjë ratifikim Traktati", tha Aleksandër Hramçihin. Për miratimin e Traktatit të ri ruso-amerikan mbi shkurtimin dhe kufizimin e ASO do të duhen 2/3 e zërave të anëtarëve të Dhomës së Lartë të Kongresit të SHBA-s. Pra, 67 nga 100 që janë gjithsej. Ndërsa në Rusi Traktati do të miratohet pa probleme nga të dyja dhomat e parlamentit të Asamblesë Federale. Presidenti Dimitri Medvediev ka vënë në dukje më se një herë, se e quan tejet të rëndësishëm ratifikimin sinkronik të dokumentit. Sepse historia njeh raste jo të rralla kur në një shtet ndonjë marrëveshje e lidhur është ratifikuar, ndërsa në tjetrin deklaronin: na falni, rrethanat ndryshuan. Këtë gjë, thekson Presidenti rus, ne nuk duhet ta lejojmë kurrsesi.