0Punët kërkimore në minierën "Raspadskaja" në qarkun e Kemerovskut nuk mund të rifillojnë për shkak të tymit të dendur. Siç njoftuan në Ministrinë për Situatat e Jashtëzakonshme të Rusisë, shpëtuesit zbritën në galeri për të marrë prova të ajërit. Përmbajtja e metanit në të e tejkalon disa herënormën e lejueshme. Miniera vazhdon të digjet, prandaj është marrë vendimi që të vazhdohet mbushja me ujë e pjesëve të ndryshme.